Fier, 17 fëmijë e 5 të rritur në spital, u helmuan në dasmë

  • 9 years ago
FIER- Kanë shkuar në dasmë dhe vetëm pas një dite shumë prej tyre i janë drejtuar spitalit, pasi kanë shfaqur simptoma të helmimit.

Në Pediatrinë pranë spitalit të qytetit të Fierit kanë kërkuar ndihmë mjekësore 17 fëmijë me prindërit e tyre, ndërsa shume të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Mësohet se të helmuarit ditën e diel kishin qenë në një dasmë në fshatin Gorishovë të komunës Cakran të rrethit të Fierit, ndërsa simptomat helmimit u janë shfaqur pas 24 orësh.

Sipas njërit prej pjesëmarrësve në dasmë, i cili së bashku me katër pjesëtarët e familjes tij përfunduan në spital pas dasmës, shenja helmimi kanë pasur të gjithë pjesëmarrësit në këtë festë, numri të cilëve shkon në 300, ndërsa thekson se helmimi ka ndodhur për faj të kuzhinierit.

Ndërkohë, drejtori i spitalit, Dhimitër Dhamo shprehet se stafi është vënë në gatishmëri të plotë.

Një pjesë e të helmuarve janë paraqitur pranë qendrës mjekësore të Cakranit, ndërsa po priten rezultat e analizave për zbuluar shkakun e helmimit.

Recommended