Vagonë të rinj për udhëtarët, nga viti i ardhshëm do të qarkullojnë nëpër hekurudhat e Maqedonisë. Konkursi për blerjen e vagonëve të rinj është shpallur, kurse dorëzimi i tyre duhet të bëhet më së voni, në fund të 2014-ës. Do të blihen 4 lloje të rinj me motorë dizel dhe 2 lloje me motor elektrik, me kapacitet të përgjithshëm prej 1200 udhëtarësh.
"Kjo blerje në mënyrë direkte nuk do të thotë edhe rritje çmimi në pjesën e transportit hekurudhor. Qëllimi ynë është që të sigurojmë për qytetarët, transport më komod në trenat e rinj", tha Mile Janakievski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Trenat e rinj pritet të mbulojnë 60% të linjave hekurudhore. Investimi kap vlerën e 25 milion eurove, ndërsa paratë janë siguruar me kredi nga Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim. Paratë janë pjesë e 50 milionë eurove që BERZH i miratoi Maqedoninë për sektorin hekurudhor. Afati i kthimit të borxhit është 15 vjet, me periudhë të pa-tatueshme prej 3,5 vjetësh. Herën e fundit në Maqedoni kur është blerë ndonjë tren, ka qenë viti 1978. Gjendja aktuale e trenave që qarkullojnë në hekurudhat e Maqedonisë nuk është në nivelin e duhur, ndërsa numri i udhëtarëve, vazhdon të bjerë gjithnjë e më shumë. Natasha Stojanovska

Category
📺
TV