Propozimet në "Shqipërinë e gjeneratës tjetër"

  • 9 years ago
Në Shqipëri do të ketë ndarje të re territoriale. Gjatë konferencës "Shqipëria e një gjenerate të re" , kryeministri Rama mes të tjerash ka propozuar përfundimin e reformës territorial, ku pas konsensusit me PD do të shkohet drejt reduktimit të njësive vendore në Shqipëri. Kjo në funksion të stiatës së re të krijuar në vend, pavarësisht politikës apo qeverisë.
Nga ana tjetër, të ardhur nga vende të ndryshme të botës, 22 ekspertët e urbanistikës I kanë paraqitur qeverisë së re propozimet e tyre për ndryshimet e para që duhet të bëhen për të sistemuar kaosin me territorin në Shqipëri. Të ndarë në 6 grupe, sipas tematikave ata kanë renditur disa rekomandimme, të cilat nisin me vendosjen e moratoriumit për ndalimin e ndërtimeve përgjaë vijës bregdetare. Moratoriumi do të aplikohet fillimisht në 6 muajt e parë, kohë gjatë së cilës do të studiohet territori e do të vendoset për ndërhyrjet e mëtejshme.

Ekspertët e huaj sugjeruan gjatë tryezës që në zonat urbane të vendoset një taksë e posaçme për ndërtesat që do të legalizohen. Sipas tyre taksat e mbledhura në një zonë duhet të investohen po në atë zonë, për të garantuar një zhvillim urban.

Nëpërmjet diskutimeve të konferencës pjesëmarrësit kanë ndarë një mendim të përbashket se duhet një plan kombëtar për zhvillimin e vendit në 12 rajone të tij e ku kryeministri i zgjedhur të jetë trajneri që njeh specifikat e çdo rajoni. Për herë të parë do të ndërhyhet edhe në disa godina symbol të periudhës së komunizmit. Kështu, propozohet rinovimi i Piramidës, Pjesa e jashtme të përdoret për rrëshqitje lart e poshtë, kurse brenda saj të përdoren për leksione dhe performanca të ndryshme. Ndërsa sa i takon vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha , propozohet që aty inovatorët të bëjnë seminare dhe studime. Filozofët të bëjnë seminar duke jetuar tre muaj brenda dhe të bëjnë propozime për të ndryshuar ligjet dhe për t'i përmirësuar ato.

Recommended