Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë Riçard Houit ka përshëndetur firmosjen e raportit të Komisionit Hetimor për ngjarjet e 24 dhjetorit. Sipas tij, kapërcimi i këtij ngrëçi politik, do t'i sjellë raport pozitiv Maqedonisë, muajin e ardhshëm. Ai e ka nënvizuar si të rëndësishëm faktin që raporti është arritur me konsensus mes dy partive më të mëdha politike.
"Fillimisht, më duhet ta lexoj raportin në detaje. Por prapëseprapë, nuk kam dyshime, që marrëveshja e suksesshme e komisionit, duhet përshëndetur. Marrëveshja u arrit me konsensus, dhe ajo është pjesë e marrëveshjes politike të arritur më 1 mars, që kishte për qëllim kapërcimin e krizës politike në vend, ku marr pjesë edhe unë. Nuk dëshiroj të komentoj nëse do të ketë ose jo rekomandim për fillim të negociatave me BE-në, por jam i sigurt se e gjithë kjo, sjell të mira dhe jam i bindur se pozitivisht do të ndikoj edhe ndaj rekomandimit", ka deklaruar Houit në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA.
Edhe komisioneri për zgjerim Shtefan Fyle përshëndeti mbrëmë vonë finalizimin e punës së Komisionit Hetimor. Sipas tij, të gjitha çështjet konstruktive mund të realizohen me vullnet politik përmes dialogut dhe kompromisit. Ai pret implementimin e rekomandimeve të raportit si dhe pjesën tjetër të mbetur nga marrëveshja e marsit. Firmosja e raportit tregon se integrimi i vendit në BE vazhdon të mbetet i një rëndësie të veçantë për të gjitha partitë politike', ka deklaruar Fyle. Gjyltene Rexhallari

Category
📺
TV