Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 8/21/2015
7 500 euro deri në 15 mijë euro është gjoba për subjektet juridike, konkretisht për menaxherët e Konvikteve Studentore që do të shkelin ligjin dhe do t'u ndajnë shtretër studentëve që nuk plotësojnë kushtet e parashikuara me ligj. Kështu njoftoi sot zv/ministri i Arsimit Safet Neziri duke premtuar transparencë të plotë në akomodimin e studentëve të konvikte. Opozita akuzoi se në konviktet shtetërore, shtretërit sigurohen vetëm përmes librezave partiake dhe me urdhër të prerë të funksionarëve të partive në pushtet.

"Në përfundim e sipër është klasifikimi i të gjithë kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteriumet. Unë nuk mundem personalisht e as ministri të garanton se kush cilës parti i takon, qytetarët janë të lirë, përkatësit e tyre politike janë të pavarura dhe me kushtetutë të garantime, mirëpo vendosja në konviktet studentore shkojnë në bazë të parimit dhe plotësimit të kritereve të cilat i parasheh ligji", deklaroi Safet Neziri, zv/ ministër i arsimit.

"Dhomat në konvikte janë ndarë tashmë. Listat janë bërë që në muajin maj. Dhe do t'ua them se kanë qenë njerëz partiak ata që i kanë ndarë dhomat në gjithë konviktet studentore. Në rast se dëshironi të vini rend dhe disiplinë, mund t'i përgjigjeni pyetjes sime. Kush do ta barttë përgjegjësinë për faktin që të punësuarit nëpër ministri dhe pjesëtarët e sigurimit, jetojnë nëpër konvikte", tha Biljana Kazanxhiska, deputete e LSDM-së.

"Edhe Silvana Boneva, edhe këta të radhës së parë, edhe njëri nga radha e dytë, e dinë se lista është mbyllur. Lista partiake është mbyllur. Komiteti ekzekutiv që në muajin maj ka dorëzuar emrat dhe këtu mbaron gjithçka", u shpreh Goran Misovski, PRSD.

Nga VMRO DPNE-ja shprehen se gjendja nëpër konviktet studentore, tani me hapjen e shumë filialeve universitetesh, do t'i përkasin të kaluarës.

"Për dallim nga koha kur kishte vetëm dy universitete në Maqedoni, kur numri më i madh i studentëve nga qytetet vinin në Shkup apo në Manastir, dhe kur presioni i studentëve për akomodim në konvikte ishte shumë më i madh, sot me hapjen e universitetit në Shtip, në Tetovë, me hapjen e universitetit në Ohër, si dhe me filiale fakultetesh të universiteteve ekzistuese, presioni ndaj konvikteve studentore është gjithnjë e më i vogël", tha Aleksandar Spasenovski, VMRO-DPMNE.

Ndryshimet në ligjin për standardin studentor që rregullon edhe çështjen e akomodimit të studentëve në konvikte u miratua me shumicën e votave të deputetëve. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV

Recommended