Davitkovski: Tani duhet të nis implementimi i raportit

  • 9 years ago
Pas firmosje së raportit të Komisionit Hetimorë, pritet të kalohet në fazën e dytë e cila nënkupton formimin e një komisioni tjetër parlamentar nga të dy subjektet politike VMRO-DPMNE dhe LSDM, të cilat duhet ti qasen realizimit dhe implementimit të raportit. Kështu njoftoi sot kreu i Komisionit Borçe Davitkovski, pas takimit që realizoi me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov.

"Në parlament, së afërmi, do të formohet një Komision në bazë pariteti, nga njëra dhe tjetra parti politike, i cili do të vendosë me konsensus, dhe që do t'i qaset ndryshimeve të ligjit për Kuvendin, rregullores, përgatitjen e një Kodi të ri Etik dhe disa gjera të tjera procedurale të cilat përfshihen në rekomandimet e raportit. Kjo, sipas meje, është pjesa më e rëndësishme. Tani shkojmë në fazë të dytë, në më të rëndësishmen, implementimin e rekomandimeve që janë nënvizuar", deklaroi Borçe Davitkovski, kryetar i Komisionit Hetimor.

Davitkovski shprehet optimistë se partitë politike do të gjejnë forca të kapërcejnë vetveten dhe do të implementojnë raportin në fjalë, edhe pse VMRO DPMNE-ja, megjithëse e firmosi, tha se nuk e njeh raportin.

"Unë nuk kam përshtypje të tillë, se VMRO-ja nuk e pranon raportin. Ata e nënshkruan, e kapërcyen vetveten. Mendoj se është në interes të shtetit. Posaçërisht rekomandimet janë pjesa më e rëndësishme nga raporti i cili duhet të implementohet dhe sigurisht këtu, sipas meje, barrën më të madhe do ta mbaj VMRO-ja", tha Borçe Davitkovski, kryetar i Komisionit Hetimor.

Në raport nuk është precizuar afati kohor për kalimin në fazën e dytë, megjithatë sipas Davitkovskit, në raport qëndron se implementimi duhet të ndodh në afat sa më të shpejt. Lidhur me raportin e Komisionit Hetimor të firmosur një ditë më parë, Davitkovski raportoi sot edhe para zv/kryeministrit për çështje evropiane, Fatmir Besimi. Bedri Rexhallari

Recommended