Rama: Ja si duhet të qeverisim që njerëzit të na besojnë

  • 9 years ago
Kryeministri i ardhshëm Edi Rama e përmbylli sot konferencën "Shqipëria e gjeneratës tjetër" duke iu bërë të njohur ekspertëve të huaj, tri prioritetet e qeverisë që ai do drejtojë: buxhetin, energjinë dhe sigurinë.

"Së pari, buxheti, ç'lloj buxheti do kemi,"- tha ai. -- "Së dyti, energjia, duke qënë se jemi në një drejtim kur për 2-3 muaj mund të përballemi me një gjë të rrezikshme, në skajet e një krize; së treti, siguria e individit dhe pronës. Siguria është çështja kryesore për shqiptarët, qofshin të papunë, qofshin të varfër, por kur i pyet ata thonë se gjëja kryesore është siguria.

Mbi të gjitha, neve na duhet të përballemi me diçka që nuk do donim të përballeshim: e vërteta e situatës sonë financiare. Nuk mund të përballemi të vetëm me të, po si një problem të gjithë shoqërisë dhe për këtë do kërkojmë një auditim ndërkombëtar për të. Gjithashtu, ne do ngremë edhe Këshillin Kombëtar Ekonomik."

"QEVERIA DUHET TË DËGJOJË MË PARË, PASTAJ TË UDHËHEQË"

"Qeveria duhet të bëjë shumë gjëra, por njera prej tyre është të dëgjojë dhe më pas të dëgjojë dhe të udhëheqë,"- tha kreu i qeverisë së re, Rama, në fjalën e tij mbyllëse. -- "Ajo që do doja të shihja gjatë katër viteve në vijim është një qeveri, e cila frymëzohet nga përpjekjet e shoqërisë për t'i çuar gjërat përpara e merr rolin e saj me përulësi, duke dëgjuar njerëzit, bashkësinë e biznesit, shoqërinë e biznesit, të gjitha ata që mund të na ndihin të shmangim gabimet që janë bërë diku tjetër në rrethana të njejta.

Bota sot është e ndërlidhur dhe një privilegj yni është që të humbasin kohë duke përsëritur gabimet. Unë mendoj se varfëria është një problem vërtet i madh. Shqetësimi thelbësor në luftën kundër saj është varfëria në aspirata dhe kjo është forma më e ligë e varfërisë.

"FITORJA E PAPARASHIKUAR NA NGARKON PËRGJEGJËSI SHUMË TË MADHE"

Mënyra si shkuan zgjedhjet dhe njerëzit shprehën vullnetin e tyre ishte mënyra për të kuptuar se shqiptarët nuk janë të varfër në aspirata nëse u jepet mundësia për të ndryshuar jetën dhe ata na dhanë një mandat të paparashikuar të një shumice të cilësuar për të ndryshuar vendin. Kjo është vërtet diçka kur gjendesh në pozitat e atij që e merr këtë lloj mandati dhe të bën të kuptosh se është barrë më e madhe se kur merr një fitore simbolike.

Kjo ishte një fitore me shumë mesazhe të rëndësishme brenda: ju nuk gjendeni aty për të zëvendësuar të tjerët, por ju duam aty që të na ndryshoni jetën, vendin. Nuk është detyrë e lehtë, por në të njëjtën kohë, në këto rrethana, mendoj se ka dhe një libër mjaft të madh gabimesh dhe mjaft të mos i përsërisim ato, kjo do përbëjë detyrën e parë.

Recommended