Arvizu: Shqetësuese çështja e pronës së SHQUP, po e ndjekim

  • 9 years ago
TIRANË - Çështja e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë nuk mund të kalojë pa vëmendjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo, jo vetëm se bëhet fjalë për një konflikt pronash, por edhe për faktin, se 2 nga 3 pronarët e ligjshëm të truallit, të cilët ka të ngjarë të përzihen nga prona e tyre, pasi u shndërrua në seli të Partisë Demokratike, janë me shtetësi amerikane.

Bëhet fjalë për Marion dhe Eduard Toptanin, trashgimtë të Sadete Toptanit, të cilët kanë lindur dhe jetojnë në SHBA. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, deklaroi, se kjo çështje do të shikohet nga ambsada në Tiranë, pasi kur bëhet fjalë për shtetas amerikanë, problemet e tyre janë nën vëmendjen e tyre.

"Nuk dua të ndalem në detaje, por sa herë që është një shtetas amerikan, dhe në këtë rast është një i tillë, kthehet në shqetësim për ne. Të gjithë e dimë dhe unë nuk mund të mendoj një çështje tjetër kaq të komplikuar në Shqipëri, sa ajo e pronave. Me të vërtetë është shqetësuese për ne. Jemi duke e ndjekur këtë çështje. Kjo është e gjitha deri më sot", është shprehur Arvizu.

Deklarata e numrit një të diplomacisë amerikane në Shqipëri, Arvizu, erdhi pas një takimi me dyer të mbyllura me ministeren e ardhshme të Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Kjo e fundit dhe as ambasadori amerikan, nuk kanë publikuar detaje, megjithëse takimi ka zgjatur 1 orë e 45 minuta (nga ora 15:30-17:15).

Recommended