Raportit për 24 dhjetorin, konfronton opozitën dhe mazhorancën

  • 9 years ago
Propozimi i kryeministrit Gruevski për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe nënshkrimi i raportit për 24 dhjetorin karakterizuan fillimin e seancës së parë të Kuvendit pas pushimeve. Derisa opozita raportin e nënshkruar e vlerëson si dokument i rëndësishëm për demokracinë parlamentare dhe shtetin në tërësi, pushteti nga ana tjetër doli me vlerësimin se 24 dhjetori ishte një turp për Maqedoninë të cilin nuk mund ta mbuloj as nënshkrimi i raportit.

"Gruevski dhe pushteti nuk ia arritën që ti shmangen përgjegjësisë. U mposhtën nga e vërteta dhe faktet. Sa i përket blofit të ashtuquajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare , opinioni e dinë se Gruevski kishte shans për zgjedhje të parakohshme parlamentare me ndryshimet dhe rregulla fer bashke me zgjedhjet lokale. Ai na këshilloj zgjedhje gjatë marsit iku dhe kaq për zgjedhjet. Përfundimisht për shtetin, për ardhmërinë e saj dhe perspektivën euroatlantike është mirë që do të ketë raport i cili realisht do ti reflektoj ngjarjet dhe gjendjen faktike", tha Igor Ivanovski, LSDM.

"Raporti i juaj politik nuk e mbulon turpin të cilin e panë ët gjithë qytetarët e RM-së, nuk e mbulon turpin që e përjetuam të gjithë ne...Te nderuar koleg ne jemi të gatshëm t'ju nënshkruajmë gjithçka, vetëm në interes të vendit. Maqedonia është mbi të gjitha dhe integrimet evropiane janë mbi gjithçka. Ai raport për ne nuk është raport valid, qytetarët e thanë në zgjedhjet lokale, do ta thonë edhe tani në zgjedhje. Në rast se dëshironi në zgjedhje shkojmë menjëherë, që të shihet e vërteta e juaj", deklaroi Sillvana Boneva, VMRO-DPMNE
Ndërkohë nga PDSH-ja idenë e zgjedhjeve të parakohshme e cilësuan si lojë dhe se të gjitha këto zhvillime të fundit në skenën politike kanë për qëllim ikjen nga problemet reale me të cilat përballet vendi e në veçanti shqiptarët.

"Kur të mbarojnë me këto lojna le të na e bëjnë me dije.Ditëve të fundit ishim dëshmitarë se u fol për gjithçka përveç problemeve reale me të cilat ballafaqohet ky vend, integrimi i Maqedonisë në BE dhe anëtarësimi në NATO, duken edhe më larg. S'ka realizim të të drejtave të shqiptarëve, gjendja ekonomike është edhe më e rëndë", theksoi Bekim Fazliu, PDSH.

Nga ana tjetër opozita paralajmërojnë se nuk o të heqin dorë nga të kërkuarit përgjegjësi për zhvillimet e 24 dhjetorit. Sipas tyre, dikush duhet bartur përgjegjësi, ata madje si më përgjegjës për 24 dhjetorin apostrofojnë Veljanoskin, Jankullovskën dhe Stavrevskin.

"Kur do qoftë përgjegjësi duhet të ketë për Trajko Veljanovskin, Gordana Jankullovska, Zoran Stavrevski i cili jashtë kompetencave të tija komandonte me forcat speciale policore gjatë largimit të gazetarëve dhe deputetëve nga salla kuvendore. Kjo duhet patjetër të ndodhë, jo për shkak të kësaj opozite parlamentare dhe jo për shkak të gazetarëve të rrahur, por për prosperitetin demokratik, ardhmërinë dhe mbijetesën e RM-së", tha Goran Misovski, PRSD.

Deputetët e opozitës thanë se i kthehen punës së kuvendit me kapacitet të plotë dhe jo si d...

Recommended