Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Larg syve të opinionit sot u firmos raporti i Komisionit Hetimor për ngjarjet e 24 dhjetorit. Bashkë me këtë raport është nënshkruar edhe marrëveshja për zbatimin e tij nga parlamenti. Marrëveshja e nënshkruar nuk ka afat kohor ndërsa parasheh ndryshime në rregulloren për punën e parlamentit, ligjin për parlament dhe të tjera. Në kualifimet juridike mes tjerash thekson shkeljen e të drejtave të garantuara për informim të lirë e cila është rezultat i mungesës së drejtimeve adekuate për ballafaqim me mediat në situata të tilla krize. Në mesin e 7 kualifikimeve juridike thuhet se eskalimi i ngjarjeve si dhe angazhimi dhe intervenimi i policisë e cila solli në pikëpyetje përcaktimet kushtetuese për ndarje të pushtetit i pengoi deputetët në realizimin e funksionit të tyre. Sa i përket rekomandimeve Komisioni ka konstatuar rregulla të dyfishta të procedurave në ligjin për parlament dhe në rregulloren për punë të parlamentit si dhe rekomandon ndarjen e sigurimit të parlamentit nga MPB. Kreu i Komisionit Borçe Davitkovski u shpreh i kënaqur nga nënshkrimi i raportit që u arrit pas shumë situatave të tensionuara dhe kompromiseve nga ana e dy partive politike.

"Është mirë që nënshkruam, ai është përfitimi më i madh i Maqedonisë dhe shpresoj se përmes implementimit të rekomandimeve Maqedonia do të shkojë në drejtim tjetër veçanërisht me këtë konsensus politik mes aktorëve kryesor politik në shtet. Mendoj se do të bëjmë përpjekje edhe do të marrim raport pozitiv edhe me ndryshimin e rregullores dhe ligjin për parlament të ecim drejt demokracisë së zhvilluar siç i ka hije shtetit tonë", tha Borçe Davitkovski, kryetar I Komsionit.

Por, partitë politike edhe pas nënshkrimit të raportit mbetën në qëndrimet e tyre. VMRO-DPMNE tha se me rëndësi janë 11 rekomandimet e raportit ndërsa distancohet nga kualifikimet juridike kurse nga LSDM shpresojnë që ky raport të kthej vlerat demokratike në vend. Ata janë kundërthënës edhe për çështjen nëse në raport është notuar ose jo shkelje e Kushtetutës.

"Për ne rëndësia e kualifikimeve juridike nga ky raport është ngjashëm si letër tualeti në shtabin e LSDM me të cilën mund ta vazhdojnë vallen duke u gëzuar se këtë vit do të këtë zgjedhje të parakohshme. Të punosh me LSDM është sikur të punosh me fëmijë në shitore për lodra, ata asnjëherë edhe nuk e din çka duan. Me siguri do ta merrni përmbajtjen e raportit dhe do të shihni se askund te kualifikimet juridike nuk qëndrojnë fjalët shkelje të Kushtetutës", tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

"Përfundimi dhe notimi i situatës se është shkelur kushtetuta, rregullorja dhe ligji për parlament është tregues i qartë se ku qëndron përgjegjësia, kush ka urdhëruar largimin e deputetëve nga salla e kuvendit , kush e shkeli rregulloren dhe ligjin për parlament në procedurën për miratimin e buxhetit, pra kemi notim të qartë të shkeljeve. Prej tyre qartë shihet se kush është përgjegjës në atë situatë", deklaroi Renata Deskovska, LSDM.

LSDM shpreson që VMRO-DPMNE të mos e shkel edh...

Category

📺
TV
Comments

Recommended