Territori, Rama me arkitektët e huaj: Emergjenca, si në 1992

  • 9 years ago
TIRANE - Kryeministri i ardhshëm Rama ka hapur sot konferencën dyditore "Shqipëria e gjeneratës tjetër", ku arkitektë e urbanistë të huaj po japin idetë e tyre për zhvillimin e territorit në Shqipëri, pasi Rama theksoi se në këtë fushë "zhvillimet në qytete u bënë kuturu, ndaj ndryshimi është po aq me rëndësi si në 92'-in. Jemi në emergjencë kombëtare dhe do përdorim mjetet e emergjencës."

Ekspertët e huaj dhanë idenë e hartimit të Planit të Zhvillimit jo nga zero, por që nga ekspertiza e pushtetit vendor; ndalimin e ndërtimeve në bregdet me një moratorium dhe fillimin e pastrimit të ujërave dhe ambientit; mosndërtimin e rrugëve në bregdet, sepse ato ndikojnë në shkatërrimin e tij, qarkullimin me anije ndërmjet fshatrave bregdetare, studimin e zonave informale para se ato të prishen etj.

Konferenca e organizuar nga Partia Socialiste nisi në orën 10:30 në hotel "Sheraton" në Tiranë me pjesëmarrjen e 50 arkitektëve, planifikuesve urbanë, ekonomistëve nga e gjithë bota etj. Biseda fokusohet në ndërtimin e një vizioni të ri për një zhvillim të qëndrueshëm urban dhe formësimin e një modeli të ri ekonomik për një zhvillim të qëndrueshëm.

Duke hapur konferencën, kryeministri i ardhshëm Rama tha: "Jemi këtu me një grup të gjerë protagonistësh të zhvillimit në botën e sotme, planifikues urbanë, arkitektë e artistë të ardhur nga gjithë bota për të asistuar në përpjekjen e madhe të transformimit të një modeli të zhvillimit të vendit, që sot ka nevojë urgjente për të adresuar problemet e veta me një qasje të re. Me kohë kemi konstatuar se modeli i këtyre viteve ka shteruar duke hapur plagë të mëdha në jetën sociale dhe ekonominë e vendit. Zhvillimet në qytete u bënë kuturu, ndaj ndryshimi është po aq me rëndësi si në 92'

Sfidat tona janë të shumta, por në fokusin e këtij debati do jetë territori dhe ekonomia. Jemi të gjithë të vetëdijshëm se pika më e dobët është hendeku në rritje mes asaj që ne ligjërojmë në letër dhe jetësojmë në realitet. E pra, këtu sfida nuk është të hartojmë plane të reja, por të vëmë piketat në rrugëtimin e vendit, ku vizioni, plani dhe jetësimi i planit të jenë bashkarisht të ndërthurur në çdo hap".

RAMA: DO PERDORIM MJETET E EMERGJENCES PER TE DALE NGA SITUATA

"Unë dua të vë theksin se sot jemi në kushtet e një emergjence kombëtare dhe këtë situatë ta trajtojmë si të jashtëzakonshme me të gjitha mjetet e situatës së jashtëzakonshme,"- nënvizoi Rama. - "Ne nuk mund të rrimë e të presim që potencialet e mëdha të këtij vendi të zhbëhen para syve tanë. Ne po ashtu kemi sfidën e transformimit te territorit sëbashku me transformimin e jetës sociale të dhjetra mijërave shqiptarëve që janë afruar pranë qyteteve.

Për ne, aspektet sociale dhe ekonomike të vendit nuk mund të shihen të ndara. Duhet të mbyllet epoka ku paratë e shqiptarëve u investuan kuturu, rrugët u bënë kuturu, zhvillimet në rajon u bënë kuturu dhe duhet të hapet një epokë e re, ku një model zhvillimi i integruar synon zhvillimin e jetës së njerëzve në funksi...

Recommended