Greqi, ministri i financave: Vendit mund t'i duhen edhe 10 mld euro

  • 9 years ago
GREQI - Greqia mund të ketë nevojë për një paketë të tretë financiare , por nuk do të pranojë masa të reja shtrënguese, ka deklaruar ministri grek i financave. Janis Sturnaras tha nëse vendi jonë ka nevojë për mbështetje të mëtejshme financiare, ajo do të kërkojë 10 miliardë euro ose shuma më të vogla se sa ato të mëparshme.

Deri tani vendi helen ka nga kreditorët ndërkombëtar marrë dy paketa ndihmë që arrijnë shumën 240 miliardë euro. Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se e ashtuquajtura prerja e borxhit grek do të jetë e keqe për stabilitetin e eurozonës, e cila ka parë një kthim në ribesimin e investitorëve, pas shqetësimeve të fundit në lidhje me të ardhmen e monedhës së vetme.

Çështja e paketave financiare është e ndjeshme në Gjermani, ku zonja Merkel po zhvillon fushatën e saj elektorale për një mandat të tretë më 22 shtator. Pjesa më e madhe e gjermanëve mendojnë se ata kanë kontribuar mjaft duke i dhënë ndihma financiare shteteve anëtare të Eurozonës.

Fondi Monetar Ndërkombëtar muajin e kaluar vlerësoi se Greqisë do t'i duhet rreth 11 miliardë euro për periudhën 2014-2015 për të shëruar ekonominë e saj të brishtë.

Deri tani vendi helen ka marrë dy paketa ndihmë që arrijnë shumën 240 miliardë dollarë. Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se e ashtuquajtura prerja e borxhit grek do të jetë e keqe për stabilitetin e eurozonës, e cila ka parë një kthim në ribesimin e investitorëve, pas shqetësimeve të fundit në lidhje me të ardhmen e monedhës së vetme.

Recommended