Tjetër skandal i Imamit, shet qindra ton metale për skrap

  • 9 years ago
Ndërsa fëmijë e pleq të komunitetit rom, gërmojnë me këmbëngulje nëpër kazanët e mbeturinave me shpresën se do të gjejnë ndonjë kanaçe alumini disagramëshe për ta shitur për skrap, ministria e Imamit nuk mund të merret me detaje aq të vogla. Nën petkun e transparences, kjo ministri po planifikon deri në minutën e fundit të qëndrimit në pushtet, shitjen e qindra e qindra tonëve lende te pare si: çelik, nikel, bakër, alumin, bronz, tunxh, per skrap.
Bashkia e Tiranës nuk lejon nevojtarët të sigurojnë kafshatën e bukës, por Ministria e mbrojtjes po siguron shuma të majme nga shitjet e nxitimta, të cilat, sidoqoftë nuk kapin vlerën reale të tregut. Vlera fillestare e ankandit që do të zhvillohet me 9 shtator në dikasterin e mbrojtjes është 67, 5 milionë lekë. Ankandi është vendosur të bëhet në momentin e fundit të ushtrimit të funksionit të ministrit Imami, në të njëjtën ditë kur parlamenti shqiptar mblidhet për të mandatuar qeverinë e re.
Në dukje, shifra 67,5 milioneshe duket shume e larte, por sipas një vëzhgimi në treg, del se vlera e çdonjerit prej 1705 loteve, është planifikuar të shitet me çmim, rreth 3-4 herë më të ulët se në treg. Ky është skandali i radhës i ministrisë së Imamit, justifikuar me faktin se "lënda e parë është jashtë nevojave të forcave të armatosura".
Gjatë paradites së sotme Ministria e mbrojtjes do të zhvillojë ankandin tjeter për shitjen helikoptereve dhe motorët e avionëve, të cilët, sipas këtij dikasteri, nuk do të përdoren më nga Forcat e Armatosura.
pas humbjes në zgjedhjet e 23 qershorit, ministritë po nxitojnë të japin me koncension, apo të shesin pajisje me çmime qesharake, duke dashur të shfrytëzojnë çdo minutë të qëndrimit në pushtet, edhe pse pseveria ndodhet në statusin "kujdestare" dhe nuk të drejtë të marrë vendime të rëndësishme, që lidhen me financat e vendit.

Recommended