Ndërtohet shtesë për restorant në tarracën e Prokurorisë së Përgjithshme

  • 9 years ago
Në tarracën e Prokurorisë së Përgjithshme të Tiranës vihet re një shtesë, e cila është destinuar për t'u bërë restorant. Kjo shtesë është një ndër qindra shtesat e denoncuara nga qytetarët nëpërmjet faqes "stoprrënimit.com", shtesë e cila është planifikuar jo për zyra, por për një restorant.

Në total kostoja e kësaj shtesë ka kushtuar rreth 5 milionë lekë të reja.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë me dije se kjo shtesë është me leje, por në fakt, ende nuk bëhet e ditur nëse Organi i Prokurorisë së Përgjithshme ka marrë leje në Bashkinë e Tiranës për shtesë kati, pasi ndërtimi i saj nisi në periudhën parazgjedhore, kur nuk ka pasur mbledhje të Këshillit të Rregullimit të Territorit në Tiranë.

Recommended