KAKAVIJE - Në pikën doganore të Kakavijës rikthehen problemet mesditën e sotme. Rreth orës 13:00 korrespondenti ynë në Kakavijë Piro Nase informon se brenda 30 minutash janë kthyer 13 shqiptarë.
Shqiptarët e kthyer thonë se doganierët grekë i kanë kthyer shqiptarët për mungesë garancie pasurore apo humane.
"Nëse ka gjak shqiptari të vejnë atje të na zgjidhin problemin. Ose të na lëjnë të hyjmë ose të jo, se u degjeneruam kështu"- thotë një emigrant në lidhje telefonike për A1 Report.
Policia e Gjirokastrës sqaron se nuk kemi të bëjmë me kthime masive, por kthime sporadike për mos plotësim të dokumenteve.
Edhe në Kapshticë ka pasur disa raste të kthimit të shqiptarëve, pasi nuk kishin garancinë prej 600 eurosh.
Comments