Kisha-Përmet, Janullatos:Vendin e shenjtë e duan për pallate

  • 9 years ago
Historiku i kishës së Shën Marisë në Përmet. Le t'i shikojmë ngjarjet e faktet tani paska më me qetësi. Historia zë fill qysh nga shek.XVII. Atëherë u ngrit në qendër të Përmetit kjo kishë dhe shumë njerëz, në kohë të ndryshme, bënë përpjekje që ta shkatërrojnë atë dhe e dimë se ç'ndodhi në kohën e pushtimit gjerman, kur disa bashkëpunëtorë të tyre, i ndihmuan për të bërë pikërisht këtë gjë.

Faktet, ngjarjet janë të njohura. Pra, këtë kishë të Tërëshenjtës e shkatërruan dhe thanë më pas që bënë një Vatër kulture, një Shtëpi kulture. Qoftë edhe sikur ta bënin këtë gjë, Qeveria shqiptare e di mjaft mirë se çfarë kishash ka marrë e konfiskuar në kohën kur u bë persekutimi.

Dhe ata nuk kishin nevojë as për të bërë hetime, as për të bërë komisione, për të marrë vesh se çfarë kishin konfiskuar ata vetë.

Ka foto të qarta që tregojnë kishën e Hyjlindëses aty në qendër të këtij qyteti. Ishte shumë e lehtë që ata të na kthenin në mënyrën më të lehtë këtë vend të shenjtë dhe bënë ligje të veçanta ku thoshin se nëse shteti ka vënë 5 gurë më shumë në atë vend, Kisha nuk mund ta marrë mbrapsht, ligje që ishin të pamenda dhe mjerane në vetvete.

Në fund fare, në vitin 1998, vendosën që të na e kthejnë kishën përsëri e ne paguam 700 mijë lekë të reja për gjoja disa punime që ata kishin kryer vetë brenda në ndërtesë.

Më vonë, nisën vënien në dyshim të kësaj të drejte dhe gjyqet. Ata që donin ta përdornin këtë vend në qendër si truall për të ndërtuar pallate dhe bërë para për veten e tyre, paguanin shumë njerëz që të vinin në pikëpyetje se ky vend kishte qenë dikur një kishë.

Recommended