Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Policia kufitare shqiptare në Kakavijë i përgjigjet me të njëjtën modhenë policisë kufitare greke: Të gjithë grekët që nuk do të justifikojnë arsyet e qëndrimit të tyre në Shqipëri, apo garancinë financiare do të kthehen mbrapsht.

Drejtori i Policisë Kufitare të Kakavijës Admir Abrija urdhëroi të zbatohen procedurat reciproke: "Të zbatohet e njëjta procedurë edhe me shtetasit grekë. Në rast se nuk justifikojnë arsyet, të kthehen mbrapsht" - ka thënë Abrija duke shtuar se për këtë gjë është vënë në dijeni dhe pala greke.

Kësisoj po në mesditëpala shqiptare ktheu mbrapsht 3 makina me gati 20 shtetas grekë. Dy shtetas grekë të indinjuar kërkonin edhe arsyet e kthimit, duke ngritur zërin por policia ka ruajtur gjakftohtësinë.

"Situata në Kakavijë është shumë e tensionuar" - informoi rreth orës 12:31 korrespondenti ynë nga Kakavija, Piro Nase.

Category

📺
TV
Comments

Recommended