Qeveria e re, Rama e mbledh nesër në Vlorë simbolikisht

  • 9 years ago
TIRANE - Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit do të mblidhet nesër në mesditë në qytetin e Vlorës. Ajo do të ketë karakter simbolik përsa i takon vendimarrjes. Por tre shtyllat kryesore priten të jenë programi i 300 ditëve të para të qeverisjes, struktura e ministrive si dhe kodi etik i ministrave.

Tashmë gjithçka është bërë gati në hotel "New York" për ditën e nesërme. Kjo është hera e parë që Kryeministri i ardhshëm Edi Rama do të ketë përballë tij të gjithë ministrat që ai vetë emëroi më 31 korrik, por ende pa marrë zyrtarisht mandatin.

Në këtë kuptim, mbledhja e parë e qeverisë në pritje do të ketë karakter simbolik përsa i takon vendimmarrjes, por në të pritet që Rama të bëjë publik programin qeverisës të 300 ditëve të para. Kështu Rama do të përurojë qeverinë e "Rilindjes shqiptare", atë që ai e ka cilësuar si programi i 100-vjetorit të dytë të historisë sonë.

Recommended