Tiranë, autobuzi aksidenton një grua pranë Zogut të Zi

  • 9 years ago
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pranë kryqëzimit të Zogut të Zi në Tiranë, në rrugën "Dritan Hoxha".

E aksidentuara është 70-vjeçarja Salushe Pëllumbi nga Lushnja e cila po kalonte rrugën kur është goditur nga një autobus me targa greke BOH 7161 i linjës Tiranë-Athinë.

Policia ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe ka bllokuar rrugën duke ndaluar së pari, drejtuesin e autobuzit, Elton Vasili, 34 vjeç, për shkelje të rregullave të qarkullimit me pasojë vdekje.

Recommended