Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Tashmë është fakt, By pass-i i Shkodrës përveçse i braktisur është kthyer edhe në vendhedhje mbeturinash duke rrezikuar që brenda një kohe të shkurtër t'i zërë vendin, Varrezave të Dëshmorëve.

Por në këtë zonë rreziku është edhe më i madh, pasi i ndodhur ngjitur me brigjet e liqenit të Shkodrës, përveç ndotjes së mjedisit, ai rrezikon edhe këtë pasuri kombëtare, pjesë e zonës së mbrojtur "Ramsar".

Askush deri më sot nuk shqetësohet për këtë realitet të ri që është krijuar dhe po krijohet dita -- ditës, as bashkia dhe as ministria e linjës që ka financuar për të avancuar punimet deri në këtë pikë.

Category

📺
TV

Recommended