Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Nga e marta sipas paralajmërimeve të sinoptikëve, priten ulje të temperaturave për disa gradë. Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se vendi do të kaplohet nga mot me shi lokal, andaj temperaturat e larta qe mbretërojnë këtyre ditëve, do bien për disa gradë.

"Nga e marta në orët e pas ditës presim të kemi mot të ndryshueshëm me shi lokal të rrëmbyeshëm dhe me bubullimë. Mot i tillë do të mbajë sidomos të martën dhe të mërkurën, ndërsa edhe të enjten do të kemi të reshura të izoluara të shiut. Temperaturat do të shënojnë rënie mesatare, të mërkurën dhe të martën presim që ato të lëvizin diku prej 26 deri në 34 gradë. Stabilizim gradual të motit presin ka fundi i javës, ndërsa nga fillimi i javës së ardhshme do kemi mot me diell dhe të ngrohtë me temperatura prej 30 deri në 37 gradë celsius", deklaroi Ivana Petroviq, sinoptike.

Për shkak të motit të nxehtë është shtuar edhe numri i intervenimeve të ndihmës së shpejtë. Tre ditët e fundit janë regjistruar prej 80 deri 90 thirrje për ndihmë nga qytetarët. Është rritur edhe numri i thirrjeve për shkak të aksidenteve të komunikacionit. Për ndihmë më së shpeshti lajmërohen persona me sëmundje kronike dhe persona që kanë probleme kardiovaskulare. Më së shpeshti ndihmë kanë kërkuar persona në moshë mbi 40 vjet. Mjekët apelojnë të respektohen rekomandimet për mos ekspozim në diell në periudhën më të nxehtë të ditës, prej ora 10 deri në 17. Bojana Simonoviq

Category

📺
TV
Comments

Recommended