Pajaziti: Qeveria të realizojë premtimin për zgjerimin e shtratit të lumit

  • 9 years ago
Kreu i komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti është ankuar se projekti i filluar nga qeveria për zgjerimin e shtratit të lumit të 'Bogovinës' i cili thuajçe çdo vit vërshon fshatin, nuk po jep rezultate. Sipas tij, ende asnjë denarë nuk është lëshuar për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për fshatin. Pajaziti thotë se pastrimi nga ana e komunës është bërë, mirëpo kjo nuk është zgjidhja e përhershme e problemit.

"Edhe pse këto punime janë kryer ende nuk kemi mjetet financiare të premtuara nga institucionet relevante, nga Qendra për Mbrojtje dhe Shpëtim apo agjencia për menaxhim me kriza, ne punët i kryem në teren por jemi në presion nga kompanitë që kanë kryer punimet sepse kërkojnë mjetet financiare që duhet tu lëshohen atyre", tha Enver Pajaziti, kryetar i Komunës së Bërvenicës.

Pajaziti thotë se bëhet fjalë për një project capital që nuk mund të mbulohet me fonde të Komunës andaj edhe apelon për ndihmën e institucioneve qeveritare

"Kjo është punë që është projekt kapital dhe këtë projekt kapital nuk mundë ta mbuloj komuna, por ne kemi biseduar edhe me komunën e Bogovinës sepse është problem që i tangon të dy komunat ne përveç përgatitjes së dokumentacionit teknik nuk mundë të bëjmë punë tjetër por ne kemi një projekt të gatshëm dhe besoj që në të ardhmen me një thirrje publike qoftë nga IPA fondet apo tjetër do aplikojmë edhe për këtë projekt", deklaroi Enver Pajaziti, kryetar i Komunës së Bërvenicës.

Ndryshe, si pasojë e daljes nga shtrati i lumit të 'Bogovinës', fshati Radovec i komunës së Brvenicës, për çdo vit pëson vërshime si në kultura bujqësore po ashtu edhe në dëme në amvisëri. Banorët gjithashtu kërkojnë nga qeveria që të shlyej detyrimet për dëmshpërblimin e tyre për vërshimet që nga viti 2009. Bashkim Sulejmani

Recommended