Tiranë, puseta pa kapakë te sheshi "Willson" rrezikojnë kalimtarët

  • 9 years ago
TIRANE - Prej me shumë se dy vitesh shqetësimi i qytetarëve tek sheshi "Willson", pranë Mullirit të vjetër, mbetet një gropë e hapur, si rezultat i vjedhjes së kapakëve të pusetave.

Qytetarët kalojnë me frikë tek kjo rrugë.

"Edhe një pëllëmbë vend që ka mbetur e kë zënë një që ka kthyer në dyqan hyrjen e pallatit. Është për të ardhur keq kur shikon si përplasen kalimtarët e shumtë sa të kalojnë gropen. Kini parasysh pleq me bastun, gra shtatzëna, nëna me fëmijë, me karroca. E kemi mbuluar me dërrasë, por s'ka siguri."- thotë një banor i cili kërkon ndihmën e A1 Report e Shqiptarja.com për të sensibilizuar fenomenin dhe për të nxitur reagimin e bashkisë.

Edhe pse ata kanë kërkuar nga bashkia zgjidhjen e kësaj situate, kjo e fundit nuk ka reguar. Banorët e lagjes thonë se ka pasur raste kur shumë kalimtarë, madje dhe gra shtatzëna e fëmijë janë rrëzuar.

"S'ka ku të shkojë më e rrezikshme. Fajin e ka shteti. Atje ku grumbullohen. Në qoftë se nuk i pranon ai shitësi, nuk i marrin më këta t'i shesin kapakët e pusetave. Që atje fillon. Na vjen shumë keq se ne jemi edhe popull i kulturuar, jetojme edhe jashtë, por kjo që ngjan tek ne, nuk ngjan në asnjë vend të botës"- thonë banorët

Qytetarët e kësaj zone presin reagimin e Bashkisë së Tiranës për të zgjidhur problemin por dhe për të parandaluar vjedhjen e kapakëve të pusetave.

Recommended