Bodigardi i Rezart Taçit, 27-vjeçari Irgen Selfo merr aksionet e tij

  • 9 years ago
TIRANE - Rezart Taçi ka gjetur një mënyrë të sofistikuar për të siguruar pjesëmarrjen e tij të mëtejshme në tregun e shitjes së karburanteve në vend, ndonëse në kontratën e shitjes së aksioneve që kishte tek ARMO ka pranuar që, për pesë vjet, të tërhiqet, sëbashku me motrën e tij Anika, nga çdo aktivitet që ka lidhje me hidrokarburet. Por, pak ditë para se të nënshkruante kontratës e shitjes së aksioneve të ARMO-s, Taçi i ka kaluar në pronësi mbi 70 pika karburantesh, të shpërndara në të gjitha rrethet e vendit, njeriut të tij të besuar Irgen Selfo, bodigard i tij.

Kjo vihet re në regjistrimet e kryera në QKR. Më datë 6 gusht 2013 Taçi ka nënshkruar kontratën e shitjes së pjesës së tij tek rafineria e naftës, ndërsa më 7 gusht, 24 orë më pas, QKR-ja ka regjistruar shtimin e mbi 70 adresave të reja të biznesit (pika shitjeje me pakicë të karburantit) nga kompania Kuid, në pronësi 100% të Taçit, tek Kuarta, në pronësi 100% të Irgen Selfos. Ky veprim është bërë referuar kontratës së shitjes së këtyre objekteve, përfunduar më 2 gusht 2013, kur Taçi kishte përfunduar praktikisht bisedimet për shitjen e ARMO-s.

Recommended