Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Banorët e Komunës së Haraçinës ankohen se tashmë dy muaj gjatë vikendeve ambulanca në komunën e tyre nuk punon, pasi nuk vjen asnjë mjek. Ata thonë se për shkak të temperaturave të larta vazhdimisht kanë nevojë për kujdes nga mjekët. Ata detyrohen që të udhëtojnë deri në lagjen Maxhari pasi ambulanca e tyre nuk punon. Ajo edhe sot ishte e mbyllur kurse banorët me libreza në dorë ktheheshin të revoltuar. Ambulanca në Haraçinë punon vetëm gjatë ditëve të punës edhe atë vetëm në një ndërrim

"Sot un isha tek ambulanca këtu në ora 8 e gjysëm, e solla shoqen, ambulanca është e mbyllur. Si mundet të mbyllet ambulanca kur këtu janë 15 mijë banorë që jetojnë pa ambulancë. Kjo në shekullin e 21 është e pamundur. Një vend me 15 mijë banorë pa ambulancë 24 orëshe është katastrofë për si fshat. Un dhe kryetari i komunës, kemi folur më herët dhe ai tha se ka bërë kërkesë mirëpo problemi është tek ministria e Shëndetësisë. Ata nuk kthejnë përgjigje dhe ja shikoni banorët e Haraçinës detyrohen të shkojnë në Maxhari. Maxhari është 7 kilometra larg e ne na detyrojnë të shkojmë deri tek Spitali i Qytetit", tha një banorë.

"Un kam djalin me 40 gradë temperaturë, ku ta dërgoj. Mundet të më vdesë djali në shtëpi e këtu është e mbyllur. A bën kështu? Të njejtin ilaq më japin për çdo ditë. Djali im nuk ka problem vetëm me gjakun, ka problem me barkun me kokë kursë këto më harxhojnë vetëm për gjak 10 euro, vetëm se jam duke blerë privat e jo me kartona të gjelbërt" tha një tjetër banorë.

Ambulanca në Haraçinë është pjesë e shtëpisë së shëndetit Shkup. Drejtoresha e këtij institucioni, Tatjana Baevska Vuçkoviq thotë se mjekët amë të cilët janë koncesioner, punën duhet ta organizojnë vet kurse të njëjtën e kontrollon Fondi i shëndetësisë. Ajo shpjegoi se prej 1 dhjetorit të vitit 2012 gjatë vikendeve qytetarët mund të marrin ilaç me recetë në cilëndo poliklinikë pa marr parasysh që nuk kontrollohen tek mjekët e tyre amë. Nga Fondi i shëndetësisë paralajmëruan se do të sigurojnë të dhëna për rastin në fjalë pas fundjavës. Kryetari i komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi paralajmëroi se do të angazhohet për zgjidhjen e këtij problemi pas pushimeve. Bojana Simonovska

Category

📺
TV
Comments

Recommended