Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Për nderë të 21 vjetorit të Armatës së Maqedonisë, në parkun e qytetit në Shkup, Armata prezantoi para qytetarëve Helikopterin ?-24, pushkët, autoblindat luftarakë, veturat e ndihmës së shpejtë dhe pajisje tjera. Më të interesuar ishin të rinjtë dhe fëmijët. Ndërsa më të moshuarit apeluan që këto pajisje Armata t'i përdorë vetëm për paqe.

'Kjo është një nga mënyrat dhe format e shoqërimit me qytetarët, pjesë e bashkëpunimit civil-ushtarak dhe asaj që ne e zbatojmë gjatë dy viteve të fundit, ARM-ja më afër qytetarëve", tha Mirçe Gjorgoski, ARM

?Më pëlqeu, e pashë helikopterin, automjetet ushtarake, pushkat dhe ngjashëm"
Ata më të moshuarit, nga ana tjetër, dërguan porosi për paqe.

?Vetëm në kohë paqeje ta shikojmë këtë, të mos e shikojnë në kohëra të këqija. Armatë e përgatitur, vetëm paqe dhëntë Zoti".

?Një orientim për atë se deri në çfarë shkalle ARM-ja është e përgatitur dhe në çfarë drejtimi shkon zhvillimi i mëtejshëm. Pamë një teknikë bashkëkohore dhe nëse vazhdon kështu armata, do të kenë gatishmëri të shkëlqyeshme ushtarake".

Me rastin e 18 gushtit -- Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë, Presidenti Gjorge Ivanov, dërgoi përgëzime deri te kryeshefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-major Goranço Koteski dhe deri te të gjithë pjesëtarët e Armatës.

?Si komandant suprem i juaj, më paraqet nder të veçantë t'ua uroj 18 Gushtin, Ditën e Armatës së Republikës së Maqedonisë, ditën kur para 21 viteve ishte krijuar Armata jonë për ta mbrojtur integritetin dhe sovranitetin territorial të atdheut tonë, Republikës së Maqedonisë",thuhet në përgëzimin e Ivanovit.

Si shtyllë e rëndësishme e pavarësisë sonë, thekson Ivanov, Armata e reflekton strukturën reale të shoqërisë së Maqedonisë dhe e ruan sigurinë. Me përkushtimin e vet reformues, profesionalizmin në ushtrimin e detyrave me përgjegjësi dhe rezultateve të arritura në misionet paqësore, Armata e Republikës së Maqedonisë është partner i çmuar dhe i dëshiruar i Aleancës në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta -- paqes, sigurisë dhe demokracisë, thuhet në telegramin e presidentit Ivanov. Natasha Stojanovska

Category

📺
TV
Comments

Recommended