Tiranë, policia asgjëson 2 mijë rrënjë kanabis, pranga 54-vjeçarit

  • 9 years ago
E ndërsa uniformat blu prej ditësh ngurojnë të ndërhyjnë në brendësi të fshatit lazarat, duke përdorur kamerat është zgjedhur të propagandohet një operacion i realizuar sot në perfieri të Tiranës me dy mijë rrënjë hashash dhe me arrestimin e një 54-vjeçari.

Me një përzgjedhje selektive është vendosur që pamjet e operacionit të jepen vetëm për 1 ekran, ndërsa "A1 Report" dhe pse nuk është njoftuar ka mundur të sigurojë këto pamje.

Për transparencë dhe informimin me korrektësi të publikut, televizioni "A1 Report" ka publikuar pamjet e operacionit ku priten dhe digjen bimët e hashashit nga uniformat blu të Tiranës.

Por ende mungon një përgjigje zyrtare se pse nuk ndërhyhet në Lazarat, dhe pse është lejuar kjo situatë alarmante me hashashin në territorin shqiptar, ku siç po del në pah dita-ditës, jo vetëm Lazarati, por e gjithë Shqipëria në këto vite qeverisje nga Partia Demokratike funksionin dhe me një ekonomi të dytë inofrmale në vlera miliona euro përfitime nga kanabis.