Shkodër, asgjësohen 9 mijë rrënjë kanabis, në hetim kryeplaku i fshatit

  • 9 years ago
SHKODER - Policia ka ndërmarrë një aksion për asgjësimin e parcelave me kanabis. Në Krujë, Shkodër e Gramsh gjatë ditës së sotme u asgjësuan më shumë se 12 mijë rrënjë kanabis.

Në Shkodër 25 parcela me 9100 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga forcat e policisë së Shkodrës në vendin e quajtur "Bjeshkët e Fshatit Plan i Madh" në komunën e Pultit në zonën e Dukagjinit. Ndërsa ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për kryeplakun e këtij fshati 51- vjecarin Gjon Bungu për moskallëzim krimi. Operacioni i bluve të Shkodres ka ardhur në kuadër të plan veprimit kombëtar të luftës kundër drogës.

Ndërkaq rreth 4 500 rrënjë kanabis janë asgjësuar mëngjesin e sotëm në Krujë. Aksioni është zhvilluar në Malësinë e Krujës, në fshatrat Bruz e Shkretë.

Pas aksionit të zhvilluar dhe asgjësimit të lëndës narkotike, policia e Lezhës ka arrestuar një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.