1 vjetori i vdekjes së Arbën Xhaferit

  • 9 years ago
Në Tetovë sot përkujtohet një vjetori vdekjes së liderit të PDSH-së Arbën Xhaferit. Në varrezat e qytetit në Tetovë, homazhe sot bënë anëtarë të kryesisë dhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi i shoqëruar nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Kreu i opozitës shqiptare Thaçi njoftoi Haradinajn për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni duke shtuar se në dhjetë vitet e fundit, gjendja në vend është përkeqësuar.

"Zoti Haradinaj është i interesuar për situatën në Maqedoni dhe pozicionin e shqiptarëve, me çka unë i dhashë vlerësimet tona dhe gatishmërinë tonë se ne jemi të gatshëm që të jemi kontribuues në Maqedoni për proceset integruese. Po ashtu nënvizova se gjendja e shqiptarëve leje që nuk është përmirësuar në këtë dhjetë vjeçar por vazhdon të keqësohet, si në aspektin e realizimit të të drejtave të tyre fundamentale po ashtu edhe në aspektin ekonomik dhe problemeve sociale që iu shkaktohen shqiptarëve", tha Menduh Thaçi.kryetar i PDSH-së.

"Jam i nderuar qe mundem të marr pjesë sot në këtë përvjetor, por edhe të takoj miqtë e mi, zotin Thaçi, kryetar i PDSH-së në Maqedoni, sepse është një forcë politike serioze e cila i ka trajtuar që nga fillimi temat me interes kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni,si dhe të bisedojmë për zhvillimet këtu dhe në Kosovë, por edhe për një partneritet të vazhdueshëm që e kemi si dy parti", deklaroi Ramush Haradinaj, lider i AAK -- Kosovë.

Lideri i PDSH-së Arbën Xhaferi ndërroi jetë më 15 gusht të vitit të kaluar pas një sulmi në tru. Në përkujtim të Xhaferit, në pallatin e kulturës në Tetovë sonte do të mbahet një akademi përkujtimore. Bashkim Sulejmani

Recommended