Rejçëll: Përveç emrit, edhe kritere të tjera

  • 9 years ago
I dërguari special i Gjermanisë për Evropën Juglindore Ernst Rejçell, mbërriti në Shkup për të inspektuar angazhimin e autoriteteve vendore për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ai porositi se ky problem duhet të mbyllet përfundimisht në një afat të mesëm, edhe pse nuk precizoi se çfarë nënkupton me këtë afat. Ai tha gjithashtu se vendi duhet të jap kontributin maksimal për arritjen e marrëveshjes.

"Unë desha të njihem me këndvështrimin e autoriteteve këtu rreth çështjes së emrit dhe të shoh se cilat janë shanset për arritjen e kompromisit, kompromis i cili nuk do të thotë që vetëm njëra palë të heq dorë nga pozitat maksimaliste, por që një gjë të tillë ta bëjnë të dyja palët. Nuk ka zgjidhje të lehtë dhe të shpejtë, por në konsiderojmë se për një periudhë afat mesëm duhet të vijmë tek zgjidhja finale gjë që është në interes të këtij shteti dhe gjithashtu vendi duhet të japë kontributin në gjetjen e zgjidhjes së problemit. Autoritetet qeveritare më siguruan se janë shumë të interesuar që të arrihet zgjidhja, se opsionet që janë mbi tryezë janë të pranueshme, por se varet nga pala greke nëse të shprehin gatishmëri për kompromis gjithashtu", tha Ernst Rejçell, i dërguari special i Gjermanisë për Evropën Juglinore.

Diplomati gjerman Ernst Rejçell, gjithashtu porositi autoritet të punojnë më shumë rreth proceseve demokratike të vendit. Sipas tij, nuk mjafton zgjedhja demokratike e institucioneve por edhe funksionimi demokratik i tyre.

"Përveç çështjes së emrit, ka edhe çështja të tjera të cilat janë të rëndësishme për ne në Bashkimin Evropian, dhe një nga to është edhe qeverisja demokratike. Sipas standardeve evropiane nuk është e mjaftueshme që të keni vetëm institucione të zgjedhura në mënyrë demokratike, por gjithashtu të siguroni qeverisjen demokratike të këtyre institucioneve pra në përputhje me kulturën demokratike dhe sikurse edhe në shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ka edhe shumë punë për të bërë në këtë drejtim", deklaroi Ernst Rejçell, i dërguari special i Gjermanisë për Evropën Juglinore.

Në takimet mes përfaqësuesit gjerman me zv/kryeministrin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi, kreun e BDI-së Ali Ahmeti, dhe atë të LSDM-së Zoran Zaev, janë hapur edhe temat rreth marrëdhënieve ndëretnike, çështjes së pavarësisë së mediave si dhe sfidat ekonomike të vendit. Semra Jakupi

Recommended