Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ndonëse prej dy muajsh nuk marrin pagat, ata vijojnë çdo ditë punën e tyre që konsiston në pastrimin e qytetit, por tashmë për ta edhe durimi ka një limit.

Punonjësit e pastrimit të këtij qyteti janë tubuar përpara Prefekturës dhe kanë kërkuar nga instancat përkatëse menjëherë lëvrimin e fondit për pagat e tyre.

Sipas tyre, drejtoria e Thesarit dhe bashkia po i sorollasin prej kohësh, ndërsa bëjnë apel që të lihen mënjanë mosmarrëveshjet politike dhe të vendoset para interesi i qytetarëve.

Banorët ndër të tjera shprehen se nuk do dalin në punë nese nuk marrin pagat e tyre.

Category

📺
TV
Comments

Recommended