Sela: Kam realizuar premtimet në 100 ditët e para

  • 9 years ago
Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela thotë se në 100 ditët e para të mandatit të tij ka realizuar të gjitha premtimet e dhëna, si lirimin e rrugës "Brigadat Proletare" , e cila tani është shndërruar në dykahëshe, largimin e konstruksioneve metalike rreth lumit Drin si dhe objektiva tjera për të cilat shumë njerëz ishin skeptik. Por, Sela, drejtoi edhe akuza për administratën e kaluar komunale dhe pushtetin qendror. I cili siç tha ai që në këto 100 ditë kanë marr nga buxheti i komunës rreth 400.000 mijë euro.

"Në këto 100 ditë trashëguam një administratë kaotike, pa shefa sektorësh dhe papërgjegjësi, pa kolegjiume të cilët nuk janë mbajtur asnjëherë,brenda,të paktën për tetë vitet e kaluara. Kemi dhjetëfishuar tatimet të cilat i mbledhim si komunë, ashtu siç kemi minimizuar harxhimet personale të kryetarit të Komunës. Ne gjatë këtij 100-shi jemi përballur edhe me pengesa dhe bllokime nga ana e institucioneve të pushtetit qendror. Vlen për të theksuar fakti që në këtë 100 ditësh nga komuna e Strugës janë marrë rreth 400 000 mijë euro,nga buxheti i komunës së Strugës,nga ana e qytetarëve të Strugës. Dhe për çudi, komunës së Strugës i janë marrë 400 000 mijë euro kurse komunës së Ohrit i janë dhënë 3 000 000 euro", deklaroi Ziadin Sela,kryetar i komunës së Strugës.

Sela gjithashtu kërkoj që ti behët revizion punës së administratës së kaluar, për të evidentuar keq përdorimet e buxhetit të komunës nga administrata e kaluara. Sipas Selës ky borxh mund të arrij deri të 10 milion euro. Kreu i Komunës foli edhe mos-arritjen ende të koalicionit për qeverisjen lokale. Sela tha se shpreson se Abdulla Qazimi do të zgjidhet me shumicën e votave të këshilltarëve të cilët deri tani kanë qenë konstruktive për të gjitha pikat që janë disktuar.

"Kjo problematikë do të zgjidhet, por rezultati final i mospasjes së koalicionit është një koalicion akoma më i mirë. Të gjitha vendimet që i kemi kaluar, i kemi kaluar me 25 me zero, vetëm ato që nuk kanë munguar nuk kanë votuar, dhe kjo flet që ne kemi arritur të sjellim vendime dhe mos bllokohet puna e këshillit,gjithmonë në interes të qytetarëve dhe fakti që ne arrijmë të sjellim vendime më këtë rezultat,tregon që vendimet tona janë për të mbrojtur qytetarët,nuk janë vendime për të mbrojtur interesin tim si kryetar komune", tha Ziadin Sela,kryetar i komunës së Strugës.

Zgjedhja e Abdulla Qazimit për kryetar të këshillit të Strugës deri më tani është kundërshtuar nga partitë maqedonase të koalicionit "Së bashku për Strugën". Durim Etemi

Recommended