SHQUP-i trajtohet edhe në BBC: PD shpërblim i fundit, një seli për veten

  • 9 years ago
"Shpërblimi i fundit për veten ishte një seli e re". Kështu e nis shkrimin "BBC" duke komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri lidhur me një vendim ende të fshehtë të qeverisë në ikje.

Por perpjekja për të transferuar selinë e Partisë Demokratike në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, shkaktoi inat dhe protesta tek ish-ushtarakët.
Koalicioni i qendrës së djathtë, i cili ka qeverisur vendin prej vitit 2005 do të vazhdojë të jetë në pushtet deri në fund të këtij muaji, pasi humbi në zgjedhjet e 23 qershorit.

Një javë më parë qeveria në largim vendosi të firmosë kalimin e SHQUP-it në ndërtesën e selisë së re të PD-së.

Shkrimi i "BBC" sqarohet se është bërë duke u bazuar në shkrimet dhe lajmet e dhëna nga mediat vendase. "BBC" citon një ish-ushtarak, Mikado Shakohoxha, i cili tregon rëndësinë që ka SHQUP-i për historinë e martirëve dhe veteranëve të ushtrisë shqiptare.

Por, gjithsesi shkruan në fund "BBC", "ish-ushtarakët nuk kanë pse të shqetësohen sepse ministrja e re e Mbrojtjes ka deklaruar se do ta kthejë mbrapsht ndërtesën për ushtarakët".

Recommended