Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Sot u zhvillua afati i dytë i maturës shtetërore në lëndën gjuhë amtare për maturantët të cilët nuk kaluan në afatin e parë. Në tërë Maqedoninë sot janë testuar 518 maturantë. 237 nxënës në gjuhën maqedone, 264 maturanrtë në gjuhën shqipe dhe 17 në gjuhën turke. Në tre shkollat e mesme në Shkup, "Zef Lush Marku", Arseni Jovkov dhe Cvetan Dimov sot u testuan 77 maturantë.

"Në tre shkollat, nxënësit që nuk kanë mundur të kalojnë në afatin e parë janë përmbledh në këtë godinë sot. Pikërisht prej shkollës tonë me mësim në gjuhën shqipe janë 17 nxënës të paraqitur, me mësim në gjuhën maqedone janë 32 nxënës dhe me mësim në gjuhën turke është një nxënës", deklaroi Shaip Zeneli, drejtor i sh.m.q "Cvetan Dimov".

Zeneli u shpreh i shqetësuar për rezultatet e afatit të parë të maturës shtetërore. Ai tha se nuk pajtohet me këto rezultate nga fakti se nota mesatare e një shkolle shqipe me 76 paralele nuk mund të jetë e njëjtë me notën mesatare të një shkolle me mësim në gjuhën maqedone ku mësojnë vetëm 10 ose 20 paralele.

"Gjimnazi "Zef Lush Marku" ka 76 paralele, në këtë shkollë mësojnë 52 paralele, në shkollat tjera kemi diku me 20 paralele, 15 paralele apo më së shumti me 30 paralele, me këto numra dhe më këto shifra nuk mund të nxirret dhe të thuhet se shkollat me mësim në gjuhën shqipe ose nxënësit shqiptarë janë më të dobët, aspak", tha Shaip Zeneli, drejtor i sh.m.q "Cvetan Dimov".

Rezultatet e maturës shtetërore për vitin 2013 nuk ishin mbresëlënëse për shkollat me mësim në gjuhën shqipe. Në listën e publikuar nga Qendra e maturës shtetërore shkollat shqipe u radhitën pas vendit të 19 dhe atë me notë mesatare 3.7. Rezultatet nga provimet e maturës shtetërore janë çelësi kryesor që maturantët të regjistrohen në Universitete. Melihate Rustemi

Category

📺
TV
Comments

Recommended