12 vjetori i MO-së, Xhaferri jo shumë i kënaqur

  • 9 years ago
Edhe pas 12 vjetësh nga firmosja e Marrëveshjes së Ohrit, institucionet e vendit kanë dështuar në zbatimin e plotë të saj. Zv/kryeministri Musa Xhaferi thotë se pengesat kryesore në sfidën për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni qëndron tek trysnitë politike, lufta e brendshme e partive për pushtetet por edhe tek mos angazhimi i mjaftueshëm i faktorit politik shqiptar. Megjithatë, sipas Xhaferit , faktorët politik por edhe gjithë shoqëria duhet të ndërgjegjësohen se vetëm pas zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit vendi mund të integrohet në strukturat euro-atlantike.

"Unë personalisht nuk mund të jem kaq i kënaqur , nëse bëjmë një analizë të brendshme ka shumë pika të cilat do të insistojmë dhe insistoj edhe personalisht që të avancohen. Por në proces e sipër ndodhin neglizhenca, abuzime në aspektin politik dhe nuk ka mobilizim të mjaftueshëm qoftë e dhe të faktorit politik shqiptar për ta nxjerr në plan të parë Marrëveshjen e Ohirt", u shpreh Musa Xhaferi, zv/kryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Zv/kryeministri Xhaferi tha se edhe pse përfaqësimi i shqiptarëve në shumë institucione ka mbërritur 20 % shin, në periudhën e ardhshme do të fokusohen në rritjen e numrit të shqiptarë edhe nëpër institucionet ku kanë hasur në rezistencë më të madhe, sikurse fondi i shëndetësisë, drejtoria për të hyrat publike etj. Në fokus të Sekretariatit gjithashtu do të jenë:

"Një hapësirë më shumë për përdorimin e gjuhës shqipe, ndarja sa më transparente dhe e drejtë e financave publike , një decentralizim më substancial më evropian për Maqedoninë që do ti bënte të kënaqur të gjitha palët jo vetëm palën shqiptare dhe mundësish mësimi i gjuhës nga të gjitha palët", deklaroi Musa Xhaferi, zv/kryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Duke folur për mos zgjidhjen e statusit të ish ushtarëve dhe invalidëve të UÇK-së , Xhaferi tha se partitë shqiptare dhe maqedonase duhet të punojnë për harmonizimin e qëndrimeve dhe miratimit të një ligji të përbashkët.

"Ne kemi në programet e qeverisë një qëndrim të përbashkët që do të krijohet një ligj social si dhe nga aspekti i dhënies së privilegjeve për punë dhe studime të kategorisë e cila është dëmtuar më tepër nga konflikti, pa e politizuar, sepse nëse e politizojmë nuk mund të arrijmë atë, dhe duke insistuar që të gjejmë forma praktike dhe operative që të inkuadrohen ato në sistem ato familje, ose të ndihmon me ndihma sociale, pensione sociale të cilat janë të nevojshme për një jetë të dinjitetshme", tha Musa Xhaferi, zv/kryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Përvjetori i 12-të i firmosje së Marrëveshjes së Ohrit do të shënohet me një sërë manifestimesh si dhe homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Sllupçan, Haraçinë dhe Tetovë. Semra Jakupi

Recommended