Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
10 vjeçarja Hazbije Krivanjeva e cila vuan nga rënia e flokëve sot u shtrua në spital për ndërhyrjen kirurgjikale të mbjelljes së flokëve. Para se të nisej drejt spitalit kirurgjik në Shkup, Hazbija vizitoi shtëpinë e re që po ndërtohet për familjen e saj pas çka përshëndeti të gjithë të afërmit dhe miqtë që kishin ardhur për ti uruar suksese për këtë operacion.

"Ndjehem shumë e lumtur që tash do të bëhem si shoqet, nuk do të më qeshin. Jam shumë e lumtur, shumë e lumtur dhe e falënderoj shumë haxhi Menduhin. Tash edhe pak po nisemi për në spital për në kontroll pastaj do të hyj në operacion. A shtëpia a po të pëlqen qysh po ndërtohet" Po, shumë,do ta kem një dhomë timen, atëherë nuk kam pas po tash do ta kem" ishin fjalët e Hazbie Krivanjeva.

Ndërkohë nga shoqata "Mëshira" njoftuan se operacioni pritet të kryhet brenda ditëve nga një ekip i mjekëve vendas dhe atyre nga Turqia. Nga kjo shoqatë gjithashtu bënë të ditur se punimet ndërtimore rreth shtëpisë së po zhvillohen me intensitet të përshpejtuar.

"Gjasat janë 99 % që nesër të operohet dhe t'ja mbjellin flokët dhe pas dy ose tre ditëve Hazbija do të jetë me flokë e shëndoshë në shtëpinë e vet. Punimet po vazhdojnë me një intensitet shumë të mir falë njerëzve që kanë ndihmu me rastin e Bajrami.Kemi nevojë prapë për donacione, për ndihmë, për blloka, për çatinë, i lusim të gjithë qytetarët që kanë mundësi të ndihmojnë këtë familje, ose të vijnë direk të familja ose përmes neve të na ndihmojnë me material ndërtimor që me 1 tetor familja të jetë në shtëpinë e re" tha Haki Lushtaku, Sh.H "Mëshira"

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në Alsat-M u prezantua gjendja e rëndë e familjes 6 anëtarëshe Krivanjeva. Përveç varfërisë kjo familje kishte edhe një anëtarë të sëmurë me probleme shëndetësore dhe veçanërisht gjendja e rëndë e Hazbijes që ballafaqohej me rënien e flokëve si pasojë e një djegie që e kishte kaluar në moshën 10 muajsh. Melihate Rustemi

Category

📺
TV
Comments

Recommended