Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ish ushtarët e UÇK-së dhe banorët e fshatit Sllupçan janë shprehur sot kundër ardhjes së funksionarëve shqiptarë për homazhe në varrezat e dëshmorëve. Banorët thonë se arsye për revoltën e tyre është statusi i pandryshuar, gjendja e rëndë në të cilën gjendet fshati e sidomos familjet e dëshmorëve në këtë rajon. Ata ankohen për mungesë të ujit për pije, lënien në harresë të ligjit për të drejta të veçanta për invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve dhe mos vendosjen e lapidarit për dëshmorët, të premtuar që nga viti 2004.

"Pakënaqësia e veteranëve të luftës është për investimet në fshat. Pika e dytë është se u përmend një lajm se veteranët janë përçarë, asnjëherë nuk përçahen. Veteranët e Brigadës 113 Ismet Jashari asnjëherë nuk përçahen, sidomos në Slluçan", tha një banorë i Sllupçanit.

"Ne vetëm deshëm që të themi disa fjalë kundër ardhjes së politikanëve që vijnë për tu fotografuar këtu një herë në vit, e tha edhe parafolësi më parë. Nuk janë këtu të mirëseardhur, sepse ato vijnë fotografohen te varrezat që i ka bërë populli vet, e nuk kanë bërë ato asgjë. Fshatin e patë edhe vet se si është, është turp për ata që një foshnjore, një shkollë nuk kanë nxënësit, nuk kanë as kanalizim as ujësjellësit fshatarët, gjërat elementare nuk i kanë", u shpreh një tjetër banor.

"Jemi të revoltuar jo vetëm prej 2011 por qe 20 vjet jemi të revoltuar prej partive. Unë nuk jam i drejtuar kah asnjëra parti, as nuk do të kenë vota asnjëra, sepse nuk ka shenja të punës", deklaroi një banor.

Megjithatë zv/kryeministri Musa Xhaferri tha se BDI edhe këtë vit do të vazhdojë nderimin e dëshmorëve të rënë në konfliktin e vitit 2001 në të gjitha rajonet kritike, përfshi këtu edhe Sllupçanin.

"Ne do të jemi për respekt të atyre që dhanë jetën për arritjen e paqes më 13 gusht në të gjitha vendet ku ka përmendore dhe varreza të ushtarëve, si në Sllupçan, Haraçinë, Luboten, Tetovë dhe vende të tjera", tha Musa Xhaferi, zv/kryeministër.

Praktika e nderimit të dëshmorëve nga ministrat e mbrojtjes dhe funksionarë të tjerë shtetërorë filloi me përkuljen e Fatmir Besimit të një viti më parë kur kryente detyrën e Ministrit të Mbrojtjes. Veprimi i tillë i Besimit, e ne veçanti nderimi nga pjesëtarët e uniformuar të ARM-së shkaktoi acarim të marrëdhënieve mes partnerëve të koalicionit qeveritar, që kulminuan me propozim ligj të ri për 'Branitellat' nga VMRO DPMNE, i cili u bllokua që në komision. Benjamin Arifi

Category

📺
TV
Comments

Recommended