Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Kadri Jashari 12 vjeçar ende nuk kishte lindur, kur babai i tij u vra në 12 gushtin e kobshëm të vitit 2001 në Luboten të Shkupit. Sot, 12 vite më pas, ende janë të freskëta kujtimet e asaj dite në sytë e familjarëve dhe banorëve të Lubotenit.

"Më 12 gusht të vitit 2001 Luboteni u mbulua nga flaka dhe tymi i shkaktuar nga Suhojët që kishte ngritur shteti kundër civilëve të pambrojtur. Sot në Luboten mbizotëron heshtja dhe kujtimi për atë ditë të kobshme që u morri më të afërmit e tyre"

Familjarët e dëshmorëve të masakrës së Lubotenit dëshmojnë se prej asaj dite nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë.

"12 vjetori i vëllezërve, dua të them se asgjë nuk ka ndryshuar. Gjithmonë vjen situata më keq e jo më mirë. As të vjen dikush të kontrollojë këta fëmijë, as asgjë. Shembull, Haga e ka dënuar Tarçullovskin, që më ka masakruar familjen, ndërsa e gjithë Maqedonia e pritën në aeroport, e bënë hero, e ai familjen na e ka masakruar, a tash e bëjnë hero. Haga e ka dënuar, tash e bëjnë hero... Djali 1300 denarë ka marrë ndihmë sociale, ka 2 vjet që edhe atë ndihmë ia kanë ndalur" tha njëri prej familjarëve.

Dhimbjen e lubetenasve e rëndon edhe më tepër lirimi dhe pritja shtetërore që iu bë bartësit të sulmit mbi lubetenin, Johan Tarçullovskit.

"Si e kemi pritur vetëm Zoti e di. Por prapë se prapë ne e liruam, askush tjetër. Askush nuk reagoi. Ne e dimë si e kemi pritur lirimin e tij. Dhe e bënë hero. Mirë tha një gazetar maqedonas, unë nuk e di ku ka luftuar ai. Ky ka luftuar me Lubetenin, me civilë" pohoi një tjetër familjarë.

Në mëngjesin e 12 gushtit pas një aksioni të njësiteve policore-ushtarake në Luboten të Shkupit u vranë 7 civilë shqiptar, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë 6 vjeçar. Benjamin Arifi

Category

📺
TV
Comments

Recommended