Fier, gjendja civile pa drita qytetarët presin në radhë

  • 9 years ago
Në ambientet e gjendjes civile janë krijuar radhë qytetarësh, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike. Gjatë gjithë ditës së sotme gjendja civile nuk ka qenë në funksion të kërkesave të qytetarëve, ndërsa nga ana e CEZ shpërndarje nuk është marrë asnjë përgjigje për motivin e ndërprerjes së enrgjisë.

Qytetarët kanë pritur në radhë me shpresën se energjia do të rikthehet, por puna përgjatë të premtes është pezulluar në gjenden civile të Fierit, ndërsa shumë prej tyre ishin emigrantë në pritje të pasaportës biometrike.

Punonjësve u është komunikuar nga CEZ Shpërndarje se energjia do rikthehet së shpejti, por mungesa e dritave ka paralizuar të gjithë funksionin e gjendjes civile.

Recommended