Reforma, policët do të testohen nuk do ketë më dypunësime

  • 9 years ago
TIRANE - Reforma në Policinë e Shtetit pritet të sjellë një rivitalizim të efektivave të cilët kanë për detyrë të luftojnë krimin, mbrojnë jetën tonë dhe të garantojnë rendin dhe sigurinë në vend. Masat e para që pritet të ndërmerren, pas rregullimit të pagave sipas premtimit, janë testimi i gjithë efektiva të policisë së shtetit dhe eliminimi i dypunësimeve të tyre, në shtet dhe në privat.

Jo pak herë kreu i PS e eksponentë të caktuar të opozitës përfshirë ministrin e ri Saimir Tahiri ka shprehur shqetësimin mes të tjerave dhe për figurën e policit e për rrjedhjen e informacionit nga policia në rastin e aksioneve për kapjen e njerëzve të krimit. Më konkretisht, gjithë efektivat e policisë së shtetit do të kalojnë në test, siç kalojnë të gjithë mësuesit, mjekët e punonjësit e tjerë të shërbimit ndaj qytetarëve për të parë nëse kanë mundësi të jenë në lartësinë e detyrës.

Themi rëndom tashmë që punonjësit e policisë së shtetit, për shkak të lëvizjes së paktë, për shkak të ryshfeteve ordinere me 2 apo 5 mijë lekë të vjetër kanë një pamje që lë për të dëshiruar, si në uniformë, me këmisha të zbërthyera nga shëndeti të tepërt, gjë që nuk afron asnjë garanci se këta efektivë të arrijnë të mbrojnë qytetarët aq më tepër të vrapojnë apo të ndjekin kriminelët dhe keqbërësit e ndryshëm. Nëse për të fituar gradë më lart në polici do të japësh provim, për hir të së vërtetës 70 për qind e konkurruesve për grada vitin e kaluar rezultuan ngelës, punonjësit e policisë do bëjnë testin fizik. Dhe nëse nuk kapen këto norma, atëherë nuk mund të jetë askush pjesë e policisë së shtetit. Një shqetësim i madh është dypunësimi i efektiva të policisë.

Recommended