Lezhë, pushuesit preferojnë turizmin lumor në Drin

  • 9 years ago
Kafja e mëngjesit në Lezhë shijohet maksimalisht pranë lumit Drin. Freskia, qetësia dhe panorama që të ofrohet nga lokalet e ndryshme, janë arsyet e përzgjedhjes së këtyre ambjenteve.

Lumenjtë në mes të qytetit janë dëshirë e shumë vendeve të zhvilluara dhe për Arben Kolen pronar i një lakoli pranë lumit Drin në Lezhë, kjo mundësi duhet shfrytëzuar maksimalisht.

Skafet në breg të lumit Drin janë një mundësi tjetër e veçantë, e për këtë qytetarët dhe vizitorët mendojnë se duhet zgjeruar akoma më shumë.

Lumi Drin është porta hyrëse e qytetit të Lezhës, që shfrytëzohet si panorama më e këndshme e çdo vizitori.

Recommended