Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Banorët e komunës Qesarat në Tepelenë kërkojnë rivlerësim e kompensimit të tokave që do përmbyten me ndërtimin e hidrocentralit të Kalivacit. Banorët e fshatrave Anë Vjosë, Qesarat dhe Iliras kanë protestuar për vlerën e përcaktuar nga qeveria për kompesimin e banesave dhe pronave të tyre.

Sipas tyre vlera e kompensimit është qesharake dhe është shumë herë më i ulët në krahasim me çmimin e tregut.

Në mbështetje të banorëve, edhe kreu i komunës së Qesaratit thotë se shqetësimin e tyre e ka përcjellë në organtet kopetente, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

E gjithë ultësira e lumit Vjosë do të gjendet nën ujë në përfundim të veprës energjitike, e cila nisi punimet 10 vjet më parë, ku dhe u premtua se do të përfundonte në fund të katër viteve.

Category

📺
TV
Comments

Recommended