Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
LUSHNJË - Për të dytën herë, banorët e fshatit Plug të Lushnjës janë ngritur në protesta kundër ndërtimit të një fabrike për riciklimin e mbetjeve urbane, si dhe përpunimin e naftës bruto.

Sipas banorëve, fabrika, e cila është projektuar rreth 15 metra larg banesave të fshatit, nuk ka leje mjedisore, ndërsa hedhin akuza se u janë falsifikuar firmat.

Ata kërcënojnë për përshkallëzim të protestave, nëse kjo situatë nuk gjen zgjidhje ligjore.

Pretendimi i banorëve është se nuk ka leje mjedisore për këtë subjekt dhe nuk është marrë vendim në Këshillin e komunës për ndërtimin e fabrikës.

Category

📺
TV
Comments

Recommended