Partia e Re Social Demokrate e Tito Petkovskit kërkon që për parkun në 'Qendër', qytetarët të shprehen me referendum. PRSD-ja propozon që qeveria të mos shpejtojë me realizimin e projektit për ndërtimin e objektit të ri të Këshillit për Radio Difuzion, dhe t'i lënë kohë Komunës Qendër të organizojë referendumin. Sipas PRSD-së, referendumi është mënyra e vetme për daljen nga kjo situatë kontestuese.
"Duke marrë parasysh shkatërrimin e gjelbërimit për ndërtimin e një objekti shtetëror, PRSD-ja i bën thirrje Qeverisë që të shtyjë realizimin e projektit, dhe t'i lërë kohë Komunës Qendër të organizojë referendum në të cilin qytetarët e Qendrës do të shprehin qartë dëshirën e tyre dhe do të bëjnë zgjidhjen në mënyrë demokratike. Referendumi është mënyra më demokratike që qytetarët të shprehen nëse duan gjelbërim apo ndërtesa të stilit barok në rrethinën ku jetojnë"
Menjëherë është kundërpërgjigjur partia në pushtet, VMRO DPMNE. Sipas tyre propozimi i tillë i PRSD-së është dyfytyrësi, për shkak të qëndrimit të partisë së Petkovskit lidhur me referendumin për çështjen e emrit.
"Kur bëhej fjalë për çështje politike, me rëndësi të veçantë kombëtare dhe shtetërore, siç është çështja e emrit, Tito Petkovski jo vetëm që ishte kundër referendumit, por edhe pështynte dhe ofendonte të gjithë ata që ishin 'pro' opsionit që qytetarët të shprehin mendimin e tyre në referendum. Sot, kur bëhet fjalë nëse duhet të ndërtohet një ndërtesa në vendin e 5 pemëve, Tito Petkovski thërret për referendum. Kjo është dyfytyrësia e Tito Petkovskit"
Ndërkohë, LSDM-ja opozitare edhe sot ka kërkuar nga kryeministri Gruevski që të dalë dhe të shpjegojë shkatërrimin brutal të parkut në orën 3 të natës. Sipas LSDM-së, kryeministri si çdoherë më parë, zhduket në momentet e çështjeve problematike në vend. Nga VMRO-ja theksuan se LSDM-ja i përqeshte aksionet e deritanishme të shtetit për mbjelljen e 40 milion fidanëve dhe kritikonte pa arsye blerjen e autobusëve ekologjik. Benjamin Arifi
Comments