4.5 miliardë euro llogaritet xhiroja vjetore e hashashit të prodhuar vetëm në Lazarat, ndërsa pothuajse të 12 qarqet e vendit janë të përfshira nga kultivimi i bimës fitimprurëse. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Drejtorin e Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, z. Stefano Bastoni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Byrgaj ironizoi shifrat e italianëve pa dhënë një datë se kur do të ndërhyhet në Lazarat edhe pse çdo gjë është e filmuar dhe fotografuar ditën për diell.
Comments