Tiranë, inspektorët ndërtimorë dhunojnë me hekur qytetarin

  • 9 years ago
Do të ishte një aksion normal për shembjen e një objekti privat, por ka degjeneruar në dhunë fizike, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe duke terrorizuar opinionin publik. Pasi ka nisur me ofendime banale mes insektorëve ndërtimorë dhe një qytetari, debati ka degjeneruar në dhunë duke lënë të plagosur banorin e zonës ku do të kryhej aksioni. Ngjarja është shënuar gjatë pasdites së të dielës në kryeqytet, përballë shkollës "Andon Zako Çajupi" gjatë aktivitetit për shembjen e një shtese në një subjekt privat në këtë zonë.

Sic shihet edhe në pamjet e filmuara nga kamera e Tv "A1 Report", inspektorët i janë afruar qytetarit dhe e kanë dhunuar, duke e goditur me levë në kokë.

Pas sinjalizimit të policisë së Tiranës nga qytetarët të cilët denoncuan dhunën, forcat e komisariatit numër 4 kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e qytetarit dhe 2 personave te tjerë, ndërsa janë marrë në pyetje dhe inspektoret ndërtimor, të cilët jashtë rregullave të punës, janë pa uniformë, siç shihet edhe në pamje me pantallona të shkurtra, çka lë dyshime nëse janë civilë që përdoren nga krye i Inspektoriatit Ndërtimor Florenc Hoxha, për t'i bërë presion qytetarëve. Nuk është hera e parë që zoti Hoxha përfshihet në konflikte të tilla, të cilat edhe më herët kanë degjeneruar në dhunë ndaj qytetarëve të thjeshtë.

Recommended