Ministrja e brendshme Gordana Jankullovska edhe njëherë i doli në mbrojtje të procesit të lustrimit. Në një intervistë për "Press24" Janukollvoska hodhi poshtë pretendimet se ky proces ka për qëllim të shkatërrojë të gjithë ata që kanë bindje të kundërt politike nga partia në pushtet, duke pohuar se shërbimet kompetente punojnë në bazë të ligjit. Sipas Jankullovskës lustrimi i personaliteteve të rëndësishme për kulturën dhe identitetin maqedonas siç ishte rasti me akademikët Janevski dhe Serafimovski nuk paraqet kërcënim ndaj identiteti maqedonas.
"Identiteti maqedonas nuk paraqet spiunim dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Identiteti maqedonas nuk paraqet ndjekje dhe shkatërrim të jetëve të familjeve vetëm për arsye se dikush ka mendime politike ndryshe. As unë, as shumica e qytetarëve nuk dëshirojnë dhe nuk mund të identifikohemi me një 'identitet' të tillë që na shërbehet. Prandaj konsiderojë se me procesin e lustrimit vetëm ndërtojmë dhe përforcojmë identitetin e Maqedonisë demokratike", është shprehur Jankullovska.
Sipas Jankullovskës akuzat e opozitës se përmes këtij procesi shkelen të drejtat e njeriut dhe cenohet puna e shërbimeve, nuk mban fare, dhe paraqesin deklarata të papjekura.
"Cila mendja monstër mund të urdhërojë ndjekje të selisë së partisë opozitare. Cila mendja monstër mund të mbledhë informata dhe ta shkatërrojë jetën e dikujt vetëm se qenka 'nacionalist maqedonas', shprehet Jankullovska.
Nga ana tjetër edhe kyretar i Komisionit për lustrim Tome Axhiev, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, tha se përpjekjet për të zhvlerësuar punën e Komisionit vijnë nga personat që duan t'I shmangen lustrimit.
"Ne e shqyrtojmë çdo kritikë, qoftë ajo qëllim mirë apo qëllim keq, megjithatë çdo kush që kritikon duhet të dalë me argumente të kundërta. Le të urdhërojnë të gjithë, le të japin argumente të kundërta se Komisioni ka bërë në mënyrë tendencioze këtë dhe këtë, këtë e ka shpifur, këtë e ka shtruar, këtë e ka falsifikuar, le të urdhërojë, le ta nxjerrin. Nëse gjejnë se qoftë edhe një presje është bërë në kundërshtim me ligjin, ne do të mbajmë përgjegjësi. Por unë garantoj se Komisioni punon në bazë të ligjit dhe dokumenteve që i pranon nga katër institucionet kompetente dhe asgjë më shumë. Ne nuk mund të bëjmë asgjë më shumë nga ajo çfarë gjendet në dokumente dhe të zbatojmë procedurë, përkundrazi, gjithçka çfarë gjendet në dokumenta ne mund të zbardhim, ato ekzistojnë", deklaroi Tome Axhiev, kryetar I Komisionit për Lustrim.
Qëllimi i vetëm i Komisionit sipas Axhiev është të ndihmojnë shtetin të pastrohet nga e kaluara ndërkaq shtetin ta udhëheqin persona të pastër, dhe jo ata që kanë dëmtuar shtetin. Semra Jakupi
Comments