Rama pas takimit me Erdogan: Turqia, potencial i pashfrytëzuar

  • 9 years ago
Kryesocialisti Edi Rama ka përforcuar lidhjet e tij si kryeministër i ardhshëm me Qeverinë turke të kryesuar nga Erdogan duke deklaruar se tashmë i ka vendpsur piketat e bashkëpunimit me këtë shtet me potencial të jashtëzakonshëm e fatkeqësisht të pashfrytëzuar nga Shqipëria.

Njëkohësisht, ai ka publikuar sot mbi 20 fotografi të takimit të tij me kryeministrin turk gjatë vizitës që kreu në Ankara dy ditët e fundit. Në këto fotografi, ku ai shfaqet i shoqëruar nga deputetët Ilir Beqja, Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati ka vendosur shënimin:

"Turqia, partneri ynë strategjik. Në rezidencën kryeministrore në Stamboll me mikun Erdogan e ministra të dy palëve për të vendosur piketat e një bashkëpunimi intensiv dhe konkret mes dy qeverive e vendeve tona. Shumë shpresëdhënëse!"

Recommended