Ankara, Rama takon Erdogan: "Plan i gjerë bashkëpunimi"

  • 9 years ago
TURQI - Kryeministri i zgjedhur Edi Rama po i shfrytëzon ditët para nisjes së detyrës zyrtarisht në shtator me takime në vende të ndryshme. Pas Londrës dhe Italisë, Rama ka shfrytëzuar promovimin e librit "Kurban" në gjuhën turke, për t'u takuar më pas me kryeministrin turk Taip Erdogan dhe personalitete të tjerë të kabinetit "Erdogan".

Rama, i shoqëruar edhe nga disa prej ministrave të rinj të emëruar prej tij, ka kërkuar të krijojë terrenin e përshtatshëm për një bashkëpunim ekonomik në të ardhmen e afërt. Ekonomia duket se do të mbajë prioritetin e kabinetit "Rama". Në Tuitter Rama shkruante:

"Rreth 2 orë e 30 minunta me kryeministrin Erdogan e një sërë ministrash të dy palëve. Një plan i gjerë bashkëpunimi në proces. Mikpritje e shkëlqyer"