Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Kryeministri Nikolla Grueski bëri thirrje për ndryshim të formatit të bisedimeve me Greqinë për të zgjidhur çështjen e emrit sipas shembullit të negociatave Kosovë-Serbi. Për këtë ai do të njoftoj edhe OKB me qëllim që të përshpejtohet procesi i zgjidhjes së problemit të emrit. Gruevski tha se kjo është e nevojshme pasi negociatat me Greqinë janë në qorrsokak pas refuzimit të kërkesave të shumta për takim nga pala greke. Këto porosi kryeministri i drejtoi nga Krusheva në manifestimin e shënimit të 110 vjetorit të Ilindenit

"Edhe njëherë shfrytëzoj rastin në këtë festë tonën të madhe, ditë historike, që të ftoj për ndryshimin e formatit të bisedimeve për gjetjen e zgjidhjes gjegjësisht bartës të ekipeve përgjegjëse të të dyja vendeve të jenë kryeministrat, të tentojnë së bashku me ekipet e tyre të vijmë deri te një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Me qëllim të përshpejtimit të procesit të bisedimeve dhe thirrje për një vëmendje më të madhe ndaj kësaj çështje nga të gjitha palët e përfshira, mendoj ti drejtohem OKB-së me qëndrim për ndryshim të formatit të bisedimeve ku do të përcillej edhe shembulli i Kosovës dhe Serbisë", deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Në fjalimin e tij gati prej 60 minutash Gruevski iu kundërpërgjigj edhe akuzave për procesin e lustrimit. Sipas tij edhe pse lustrimi është proces i dhimbshëm duhet të realizohet siç është realizuar në shumë vende tjera.

"Dëshiroj tu porosis, lustrimi nuk është kundër Maqedonisë së KAÇKM-së, lustrimi është aleati më i madh i Maqedonisë së KAÇKM-së. Unë jam i sigurt se nëse do mundnin sot, lustrimin do ta përshëndetnin ata që morën pjesë në KAÇKM në vitin 1944 si shprehje e lartë e forcës së shoqërisë dhe e bazuar në drejtësi dhe vlera", tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Sa i përket kritikave të shumta që vijnë për ndërtimin e përmendoreve, Gruevski tha se ky projekt do të vlerësohet drejtë pas një periudhe kur do të ulet pluhuri politik. Ai foli edhe për sfidat që e presin vendin ku si prioritet theksoi hapjen e vendeve të reja të punës. Kryeministri i bëri thirrje opozitës që në vend të kritikave të kontribuoj dhe të loboj për tërheqjen e investimeve të huaja. Gjyltene Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended